Shkodrani i cili ende nuk dihet nëse u vra nga tritoli apo shpërthimi i panelit elektrik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.12.2025, 14:38

Personi në foto është Hysni Ymeri, 67-vjeçari nga Shkodra, i cili u vra një ditë më parë pas një shpërthimi të fuqishëm në pallatin ku banonte. Ngjarja ndodhi sapo ai mbërriti në hyrjen e ndërtesës për t’u ngjitur në katin e katërt, ndërsa policia ende nuk ka zbardhur nëse shpërthimi shkaktohej nga lëndë eksplozive me telekomandë apo nga paneli i matësve të energjisë elektrike. Hetuesit po ndjekin dy pista kryesore dhe nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për momentin.

Hysni Ymeri ka pasur lidhje me një histori të gjatë konflikti mes familjeve në Shkodër. Në vitin 1995, vëllai i tij vrau Shefqet Çekorjen, dhe disa vite më vonë familjet arritën pajtimin. Përveç kësaj, disa kushërinj të tij kanë qenë të përfshirë në ngjarje të tjera të dhunshme dhe vrasje, duke përfshirë mjekun Ilir Aliaj në vitin 2017.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e një atentati si shkak të ngjarjes, duke marrë parasysh historikun e konflikteve mes fisve Bajri-Lici dhe të tjerëve. Deri në përfundimin e ekspertizës dhe zbardhjen e plotë nga policia, rrethanat mbeten të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit