Kanal i bllokuar mes Tales dhe Shënkollit, rrezik për përmbytje të tokave bujqësore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.12.2025, 13:56

Mes fshatrave Tale dhe Shënkoll ndodhet një kanal që ndan dy komunitetet, i cili ka pësuar bllokime nga pemët dhe mbeturinat e vendosura brenda tij. Banorët tregojnë se kur bie shi shumë, uji nuk mund të rrjedhë normalisht dhe përhapet nëpër arat përreth, duke rrezikuar tokat bujqësore dhe mbjelljet.

Në zonën pranë kanalit ndodhen edhe varrezat e Tales, që janë të rrezikuara nga përmbytjet e shkaktuara nga bllokimi i kanalit. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të pastruar dhe hapur kanalin, për të shmangur dëmet e mundshme dhe për të garantuar vaditjen normale të tokave.

Një prej banorëve paralajmëron: “Nëse e shpërndani videon, përgatitni motorsharrat që t’i prisni,” duke theksuar se pastrimi i kanalit nuk është thjesht një masë parandaluese, por domosdoshmëri për mbrojtjen e tokave dhe pronave të komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit