Elbasani vijon të mbytet nga ndotja, institucionet në heshtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.12.2025, 13:06

Elbasani renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri, sipas një studimi kombëtar për cilësinë e ajrit. Trafiku i rënduar dhe ndotja industriale vijojnë të kenë ndikim serioz negativ në shëndetin e banorëve, ndërsa raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë ndër vendet më të rrezikuara në Evropë për sa i përket ndotjes së ajrit.

Pavarësisht këtyre alarmeve dhe situatës që konsiderohet emergjente, autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për të frenuar ndotjen. Fabrikat vijojnë aktivitetin pa ndërprerje, duke lëshuar çdo ditë ndotje dhe tym në ajër.

Madje, edhe aksioni policor i zhvilluar disa ditë më parë duket se është shfryrë plotësisht, teksa pamjet e ndotjes dhe tymit dëshmojnë se situata mbetet e pandryshuar.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin pasi pasojat në të ardhmen do të jenë shumë të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit