Edi Rama për oligarkun e rrugëve: Ramë Geci i nderuar, ka ushqyer familje të tëra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.12.2025, 12:53

Dosja e SPAK për zv/kryeministren Belinda Balluku nxori në pah mesazhe të saj me ish-vartësin Ervis Berberi, ku ajo tregon se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama. Pas këtij takimi, kompania e Gecit rezulton të ketë fituar një tender të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndërtimin e rrugës Porto Romano Durrës, Loti 3, duke ngritur dyshime për ndikim politik në procedurat e prokurimit publik.

Lidhur me këto, kryeministri Edi Rama doli sot në konferencën e fundvitit të mbrojë hapur oligarkun e rrugëve.

“Ramë Geci është një njeri i nderuar dhe i respektuar. Një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë, ushqejnë familje të tëra. Që unë t’i them ministrave, tako këtë apo atë. Nuk e di! E bëj për Ramë Gecin dhe gjithë shokët e tij, sa herë që është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat që ta dini ju, i gjejmë sipërmarrësit nga pas dhe flasin me ta; i mbështesin. Që unë të kem thënë; tako Ramë Gecin, kjo s’ka çudi. Jam interesuar gjithmonë kur ka dashur. I kam takuar dhe përfaqësues të Kompanisë turke, ejani investoni në Shqipëri. Po pastaj komentet; fitoi tenderin pas 3 muajsh, janë si ato të Zhvejkut," tha Rama.

Me fjalë të tjera, sipas Ramës, paratë e fondit publik që përfitoi kompania e Gecit nuk janë problem, sepse ai “ushqen familje”. Deklarata e Ramës duket si një përpjekje për të mbuluar klientelizmin dhe korrupsionin e dyshuar pas një shoqërie të preferuar të rrugëve, duke e paraqitur si një akt “human” dhe ekonomik. Ironikisht, ndërsa SPAK heton për shpërdorim dhe ndikim politik, Kryeministri e transformon skandalin në një lavdërim të oligarkut, duke harruar transparencën dhe ligjin që duhet të mbrojnë institucionet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit