Rama nuk tërhiqet dhe vijon të mbrojë Ballukun: SPAK hyri në territorin e Ekzekutivit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.12.2025, 12:37

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrojtje të ministres Belinda Balluku, duke e cilësuar kërkesën për pezullim si një “rast që nuk ka ndodhur as në Europë”. Sipas tij, një gjykatës dhe një prokuror që ndërhyjnë për të bërë punën e tyre duket se e kanë tejkaluar imagjinatën e qeverisë. Qeveria, sipas Ramës, nuk do të ndalet as kur çështja shkon në Parlament, sepse si duket, ligji duhet të presë deri kur ai ta shohë të arsyeshme.

Në fjalimin e tij, Rama nuk nguron të bëjë krahasime dramatike me Europën dhe të flasë për “tenxheret e burgut” dhe “salcën e hajdutëve”. Ai thekson se më shumë njerëz janë në burg pa gjyq sesa të dënuar, ndërsa shqetësimi duket se nuk është drejtësia, por mënyra sesi mund të luhatet dukja e pushtetit.

“Rasti vjen në Parlament, dhe rasti para se të shkonte në Parlament, u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht, enjë kërkesë skandaloze për pezullim. Tani mund ta them me plot gojën. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë. Nuk ka. Nuk ka ndodhur as në Europë e në asnjë vend të botës. Që të mblidhet një gjykatës dhe një prokuror e të thotë; kështu kemi vendosur ne. Ne mbajtëm një qëndrim. Edhe në Parlament do të mbajmë një qëndrim. Shqipëria është vendi më skandaloz i Këshillit të Komunitetit të Europës, nuk e them unë, por shifrat. Jemi në diferencë nga të tjerët, për burgosjen e njerëzve pa gjyq. Numri i njerëzve që gjenden sot në Shqipëri pa qenë të dënuar, të cilët në kuptimin e Kushtetueses dhe të konventave europiane, është më i madh se numri i atyre që janë të dënuar. E dini se sa janë këta? Nuk e dini! Tenxheret fjalën burg, vjedhje, hajdut, e kanë si kripën, piperin, dhe salcën në çdo lloj gjelle.”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit