Plas sherri mes shqiptarëve dhe maqedonasve për një foto, arrestohen 11 persona

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.12.2025, 11:52

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe një 17-vjeçar është shpallur në kërkim pas një përleshjeje të dhunshme që ndodhi të dielën në mbrëmje në një bar në zonën San Sisto, në Itali. Të arrestuarit, të moshës 19 deri në 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, u dërguan në burgun e Capanne. Ata rezultojnë banorë të zonave Panicale, Piegaro, Passignano sul Trasimeno, Montegabbione dhe Tavernelle.

Sipas hetimeve, përplasja ndodhi rreth orës 18:45 në një zonë pushimi në Sant’Andrea delle Fratte, ku ndodhet edhe lokali, dhe përfshiu një grup shqiptarësh dhe një grup maqedonasish. Pesë nga personat e arrestuar ishin tashmë të njohur për autoritetet për shkak të precedentëve penalë.

Ngjarja u raportua përmes një telefonate në numrin e emergjencës, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë karabinierët, të cilët gjetën shumë persona të përfshirë në sherr. Dy të rinj u larguan me makinë, por gjatë ikjes përplasën një nga të përfshirët në konflikt. Viktima, një 27-vjeçar maqedonas, u transportua në spitalin e Perugias, ku u shtrua me fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme.

Nga dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë, hetuesit arritën të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se përleshja nisi nga një debat për një çështje të parëndësishme, konkretisht një fotografi e bërë me celular, e cila më pas degjeneroi në dhunë fizike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit