Besnik Bami në dosjen “Balluku”: Super k…, bb e kishte një të madhe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.12.2025, 11:51

Në dosjen e SPAK për zv/kryeministren Belinda Balluku, biznesmeni Besnik Bami, i njohur për lidhjet e tij me politikën dhe si mbështetës i Sali Berishës, dyshohet për përfitime të mëdha nga fondet publike përmes tenderave me dyshime klientelizmi dhe mungesë konkurrencë. Gjatë 10 viteve të fundit, kompania e tij, Bami shpk, ka marrë mbi 70 milionë euro kontrata publike, ndërsa vetëm në 5 vitet e fundit rreth 36 milionë euro kanë kaluar në llogaritë e tij. Fondet janë investuar kryesisht në pasuri të paluajtshme, duke ngritur dyshime për pastrim parash, ndërsa rreth 80% e tenderave janë vlerësuar me “flamur të kuq” për shkak të mungesës së konkurrencës dhe dyshimeve për manipulime.

Balluku: “I ke hapur ti? Epo një do ta marri ky super k.. Ia ka premtuar R”

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po bb e kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodonim sa më shumë”.

Në orën 18:11, Belinda Balluku: “S’më pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”.

Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.

Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo kë të dojë jo”.

Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në…”

Dosja e SPAK përfshin gjithashtu Evis Berberin, ndërsa hetimet tregojnë lidhje edhe me Ram Gecin, Bashkim Ulajn dhe Pëllumb Salillarin. Tenderat e mëdhenj të ndërtimit janë ndarë përmes një rrjeti koordinimi midis Ballukut, Berberit dhe biznesmenëve si Bami, duke kaluar jashtë procedurave të rregullta dhe transparencës administrative. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar kontrata fiktive, situata mashtruese dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, që rrisin dyshimet për përfitime të paligjshme nga paratë e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit