Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Spiten, në qarkun e Lezhës, duke alarmuar banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, viktima është konstatuar me plagë të rënda, ndërsa dyshimet e para flasin për një akt të kryer nga vetë ai, pa shenja të ndërhyrjes së personave të tjerë.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera lidhur me identitetin apo rrethanat e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Grupi hetimor po punon për të mbledhur prova dhe dëshmi që do të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së ngjarjes.