Tiranë/ 51-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, hidhet nga lartësia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2025, 18:20

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në kryeqytet, ku një grua 51-vjeçare ka tentuar të ndërmarrë një akt ekstrem vetëflijimi. Sipas të dhënave të para, gruaja është hedhur nga lartësia e banesës së saj, duke pësuar dëmtime trupore.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme por është raportuar sot nga policia, ndërsa dyshohet se shkak për këtë veprim të rëndë ka qenë gjendja e rënduar psikologjike në të cilën ndodhej gruaja.

Pas incidentit, ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Burime nga spitali bëjnë me dije se, fatmirësisht, 51-vjeçarja aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të bluzave të bardha.

Policia e Tiranës ka konfirmuar rastin përmes një komunikate zyrtare, duke saktësuar se materialet hetimore tashmë i kanë kaluar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit