Këtë fundviti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të shpërblejë disa drejtues policish… por jo për rezultatet e shkëlqyera. Përkundrazi, shpërblimi është një “dhuratë” për punën që sipas kryepolicit është e dobët, pasi nuk ka pasur vrasje.
Kamza, Lezha dhe Dibra u përzgjodhën si shembuj të drejtuesve që nuk arritën të japin “performancën e duhur”. Edhe pse këto zona nuk kanë qenë qendra të vrasjeve këtë vit, duket se për Proden rezultati nuk matet me statistika, por me aftësinë për t’u dukur në rregull për shefin.
Ndërkohë, Shkodra, qyteti ku këtë vit vrasjet nuk munguan fare, ka krijuar një situatë të çuditshme: ndonëse krimi ka qenë i lartë dhe incidentet të shpeshta, drejtuesit e policisë lokale nuk kanë 'shpërblime' nga Proda. Para Bashkisë së Shkodrës, ku çdo ditë hyn e del kryebashkiaku Benet Beci, ndodhin vrasje por Ilir Proda nuk merr asnjë masë dhe nuk ka asnjë përgjigje. Nga ana tjetër Proda dhe askush nuk e shpjegon pse policia nuk ishte prezent në rrethrrotullimin e Rinasit, në ekzekutimin e Gilmando Danit. Ironikisht, aty ndalon një minutë dhe merr gjobë, por për krimet serioze… policia mungon gjithmonë.
Mesa duket, në Policinë e Prodës funksionon një rregull i qartë: nëse ka shumë vrasje, nuk shkarkohet drejtori por nëse ka pak vrasje, prapë shkarkohet drejtori.