“Audi”-t nuk i pritet, tenton të parakalojë kamionin me peshë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.12.2025, 15:55

Parakalimet e gabuara janë bërë tashmë një fenomen i përditshëm në trafikun e vendit tonë, duke shkaktuar shpesh situata të rrezikshme dhe fatkeqësi.

Një rast i tillë ka mbërritur pranë redaksisë sonë, ku një video tregon qartë një shofer të pandërgjegjshëm që nuk respekton rregullat e qarkullimit. Në pamjet shihet një mjet “Audi” duke udhëtuar në një rrugë dyshe, i cili përpiqet të parakalojë një kamion të ngarkuar me gurë.

Shoferi tenton disa herë manovra të rrezikshme në zona ku parakalimi është i ndaluar. Ky rast tregon se gjobat e policisë shpesh nuk janë efektive, pasi sjellja e tillë rrezikon jo vetëm jetën e shoferit, por edhe të të tjerëve në rrugë, duke e kthyer parakalimin e gabuar në një burim të vërtetë aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit