Boksieri Anthony Joshua përfshihet në një aksident automobilistik

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.12.2025, 15:21

Autoritetet nigeriane kanë raportuar se boksieri britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua, ishte i përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Ogun–Lagos.

36-vjeçari ka lidhje familjare me qytetin Sagamu, që ndodhet në shtetin Ogun, në jugperëndim të Nigerisë. Policia i ka konfirmuar BBC-së se Joshua ka pësuar lëndime të lehta, por gjendet në gjendje të mirë.

Komanda e Policisë së Shtetit Ogun bëri me dije se dy persona humbën jetën në aksident, ndërsa Joshua dhe të tjerët që u lënduan janë transportuar në një spital, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit