Video/ Ndryshimi fizik i Sarës dhe efekti magjik i rrogës si deputete

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.12.2025, 16:27

Kur rroga si deputet fillon të prodhojë më shumë ndryshime fizike sesa ndryshime për qytetarët, ky është shembull tipik i disa deputetëve të vjetër, por edhe e të rinjve që sapo kanë futur këmbën në Kuvend, një ndër to. Sara Mila.

Deputetja 29-vjeçare e Elbasanit, e dalë më e votuara në listën e hapur të Partisë Socialiste, po shfaqet këto kohë dukshëm më e dobësuar. Jo për shkak të stresit parlamentar, as për shkak të debateve të forta në Kuvend por, me sa duket, sepse rroga e deputetit qenka një suplement shumë efektiv.

Kohët e fundit Sara duket më ndryshe në paraqitje, si dorë doktori duket, por pas ca vitesh do të dëgjohet të flasë për bukuri të trashëguar nga rraca, ashtu siç kemi dëgjuar dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste, apo partive të tjera.

Në këtë vend, duket se karriera politike nuk të ngre vetëm në detyrë, por edhe në pasqyrë. Dhe ndërsa qytetarët presin zgjidhje, deputetët duket se po zgjidhin problemet me paraqitjen e jashtme. Sa për popullin, mos u ankoni as për bukë, as ujë e as drita.

Për ju gocat që ankoheni se nuk jeni të bukura, thjesht nuk keni rrogë deputeti që të bëheni avash-avash pjeshka!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit