Fundviti pa shpërblime: Personat me autizëm, invalidët dhe përfituesit e ndihmave ekonomike në mëshirë të faktit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2025, 13:43

Qytetarë nga Tropoja, Fieri dhe zona të tjera të vendit i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar faktin se personat me autizëm, invalidët dhe përfituesit e ndihmave ekonomike nuk kanë marrë ende shpërblimet e fundvitit dhe pagesat mujore, pavarësisht se sot është data 29 dhjetor.

Në Tropojë, banorët thonë se gjendja civile nuk ka dhënë informacion të qartë, disa punonjës nuk dinë të japin përgjigje, ndërsa të tjerë shprehen se nuk ka ardhur ende shkresa për daljen e pagesave.

Në Fier, qytetarët që marrin pagesa të veçanta, përfshirë për kempet, kanë shkuar në Bashki për të pyetur për vonesën dhe u është thënë se pagesat nuk kanë kaluar për shkak të mungesës së fondeve.

Po ashtu, në Babrru, shpërblimi i fundvitit për invalidët që varet nga Bashkia e Kamzës nuk është shpërndarë ende, duke lënë përfituesit pa mundësi për të festuar festat e fundvitit me ndihmat e zakonshme.

Qytetarët kërkojnë transparencë dhe shpjegime nga institucionet përgjegjëse për këtë vonesë, duke theksuar rëndësinë e këtyre pagesave dhe shpërblimeve për festat e fundvitit.

Denoncimi 1:

Anonim ju lutem fmit me autizem as invalidet skajn marr asnji gje per fund vit si as shperblimet as kempet jan te trajtuar si mos me keq

Denoncimi 2:

prsh joq anonim te lutem a mundesh me e postu sot data 29 dhjetor dhe ne qytetin e tropojes nuk kan nxjerr akoma ndihmat ekonomike as shperblimet i telefonojm sa her gjendjet civile punojst dikush pergjigjet dikush thot s ka ardh akoma shkresa per daljen e tyre dikush nuk ka sistem ky esht shteti qe kemi ne

Denoncimi 3:

Jetoj ne qytetin e Fierit dhe sot dt 29 nuk kemi mare akoma pagesen mujore te kempit Vajtem ne Bashkin e qytetit tek financa pyetem pse ska kaluar pagesa na thane ska fonde Ju lutem na ndihmoni te behet e ditur kjo gje qe te kuptojm kush po na genjen pse as pagesa dhe as bonusi i vitit te ri nuk ka kaluar akoma dt 29 sot

Denoncimi 4:

Pershendetje ! Shperblimi I fundvitit per invalidet nuk po del ne Babrru qe mvaret nga bashkia Kamez . Ju lutem na ndihmoni duke e bere publike qe dhe invalidet te festojne vitin e ri . Presim ndihmen tuaj . Respekte

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit