Ndërsa po afron nata e ndërrimit të viteve, qytetarët kanë nisur përgatitjet për darkën festive të 31 dhjetorit.
Në këtë mbrëmje tradicionale nuk mungon gjeli i detit, i cili konsiderohet edhe një simbol i festës. Megjithatë, çmimi i tij mbetet mjaft i lartë, duke variuar nga 10 deri në 12 mijë lekë të vjetra për kilogram, ndërkohë që cilësia jo gjithmonë është e sigurt.
Pikërisht për këtë arsye, një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të ngritur një shqetësim. Ajo tregon se ka blerë një gjel deti me vlerë 46 mijë lekë të vjetra, por pasi i hoqi pendët, vuri re se mishi kishte marrë një ngjyrë të errët, krejtësisht të pazakontë, gjë që e ka lënë e habitur.
Në mesazhin e saj, ajo shkruan: “Doja të ndaja një shqetësim në lidhje me shitjen e gjelave të detit.”