Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.12.2025, 13:06
Një punëtor indian ndërtimi ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në ambientet e një kantieri ndërtimi në fshatin Mollas të Cërrikut. I dëmtuari është identifikuar si shtetasi indian M.K., 33 vjeç, i cili ishte i punësuar si pastrues i mbetjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, materialet procedurale lidhur me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR