Shuhet në moshën 54-vjeçare ish-basketbollisti i Dinamos, Enea Andrea

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.12.2025, 12:33

Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të trishtë për sportin e basketbollit dhe klubin Dinamo. Ish-basketbollisti Enea Andrea është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një palestër sportive, gjatë orarit të stërvitjes së tij të përditshme, nga e cila fatkeqësisht nuk u kthye më.

Rreth shtatë vite më parë, Andrea kishte kaluar një problem me zemrën, por pas rikuperimit ishte rikthyer në formë optimale fizike dhe vijonte të ushtrohej rregullisht çdo ditë.

Humbja e tij përbën një goditje të madhe jo vetëm për basketbollin shqiptar, por edhe për median sportive, pasi prej disa vitesh ai kontribuonte si specialist dhe komentator në transmetimet televizive të basketbollit amerikan NBA dhe jo vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit