Shpërtheu sahati apo tritoli? Vendi ku humbi jetën shkodrani Ymeri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.12.2025, 11:55

Pamjet në fjalë janë nga vendi ku humbi jetën Hysni Ymeri, 67 vjeç, pas një shpërthimi të fuqishëm në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”. Policia fillimisht deklaroi se shkak ishte shpërthimi i matësave të energjisë elektrike, por OSHEE e mohoi këtë version, duke theksuar se boksat e matësave nuk lidhen me ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vërtetë të shpërthimit. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një defekt elektrik apo për material shpërthyes, duke lënë vend për spekulime dhe shqetësim tek banorët dhe familjarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit