Qytetarët e Vlorës bllokojnë rrugën kryesore para bashkisë, duan ujë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.12.2025, 11:32

Qytetarët e Vlorës protestojnë prej katër ditësh për mungesën e ujit të pijshëm, duke dalë sot përpara Bashkisë për të kërkuar zgjidhje të menjëhershme. Situata ka tensionuar marrëdhëniet me autoritetet, teksa qytetarët kanë hedhur vezë dhe letra higjenike në drejtim të ambienteve të Bashkisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e furnizimit me ujë.

Protestuesit kërkojnë prezencën e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila ndodhet pranë ujësjellësit ku ka ndodhur defekti në linjën kryesore. Kur qytetarët kanë tentuar ta kontaktojnë telefonikisht për të diskutuar problematikën, kryebashkiakja ka mbyllur telefonin, duke e bërë më të vështirë dialogun mes banorëve dhe autoriteteve.

Ndërkohë ka nisur prova e tretë për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm, ku janë aktivizuar disa pompa që të sigurojnë presion të ulët uji. Megjithëse tubacionet mund të kenë rrjedhje të vogla, procesi pritet të mbajë qytetin me ujë deri në aktivizimin e plotë të sistemit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit