Një tjetër qytetar ka denoncuar një faqe në rrjetet sociale, e cila sipas tij mashtron qytetarët duke pretenduar se shet “pako të humbura” me vlerë 20 mijë apo me ofertë dy pako 35 mijë lekë.
Faqja, e identifikuar me emrin “amazon_store_al”, ofron pako që supozohet se përmbajnë produkte me vlerë të lartë, por në realitet, sipas denoncimit, brenda tyre ndodhen mallra me vlerë minimale.
Qytetari shprehet se produktet që ndodhen në pako kanë vlerë rreth 1 euro secila, ndërkohë që për 5 produkte ka paguhen 20 mijë lekë.
Ai tregon se ka blerë dy pako me vlerë totale 35 mijë lekë, por përmbajtja e tyre nuk arrinte as vlerën e 10 eurove. Sipas tij, kjo faqe po mashtron dhe po dëmton financiarisht shumë qytetarë prandaj ai u bën thirrje të tjerëve që të kenë kujdes nga mashtrime të tilla.
Denoncimi i qytetarit:
Po marin ne qafe njerzit. Jan produkte me 1 euro.pra 5 produkte njerzit paguajne 20 mi leke. Un mora 2 pako me vler 35 milk.por brenda as 10 euro skishte, i sajojne vete
