Vlonjatët pa ujë pej 4 ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.12.2025, 10:33

Vlora vijon të përballet prej disa ditësh me një krizë të thellë të furnizimit me ujë të pijshëm, situatë që ka nxitur protesta të qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile përpara Bashkisë. Protesta ka sjellë tensione, teksa qytetarët kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit.

Gjatë protestës, disa qytetarë kanë tentuar të futen brenda godinës së Bashkisë dhe janë përplasur me forcat e policisë. Ata kanë goditur derën kryesore me bidona uji dhe kanë kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, duke shprehur indinjatën për situatën e krijuar.

Sipas autoriteteve, kriza është shkaktuar nga një defekt në linjën kryesore të ujësjellësit, ndërsa ndërhyrjet për riparim kanë dështuar për shkak të presionit të lartë që vijon të dëmtojë tubacionet. Mijëra familje mbeten pa ujë, ndërsa disa qytetarë janë detyruar të mbushin bidona nga burime alternative. Shërbimet kritike, përfshirë spitalin dhe institucionet e rëndësishme, po furnizohen përmes boteve të zjarrfikësve nga burimi “Uji i Ftohtë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit