Banori: Kanalizimet në Fier jashtë funksionit, Subashi nuk reagon

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.12.2025, 10:19

Një qytetar nga lagjja Apollon në Fier ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës pranë ish-mapove të vjetra, ku sipas tij kanë shpërthyer kanalizimet e ujërave të zeza, duke e bërë zonën të pakalueshme për banorët dhe automjetet. Ai shprehet se situata është degraduese dhe krijon ndjesinë sikur banorët e zonës janë lënë në harresë.

Qytetari thekson se ankesat e vazhdueshme nuk po gjejnë reagim nga institucionet, ndërsa kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, sipas tij, nuk e ka marrë në konsideratë këtë problem serioz. Ai e cilëson të turpshme që një shqetësim i tillë vazhdon të mbetet i pazgjidhur edhe në vitin 2026 dhe kërkon ndihmë për zgjidhjen e situatës.

Përshëndetje JOQ. Kjo video është bërë në lagjen Apollon, tek ish-mapot e vjetra. Këtu sikur banojnë të prapambeturit, kanë plasur kanalizimet e ujërave të zeza. Nuk na dëgjon njeri zërin tonë, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, nuk i bën pikën e përshtypjes ky shqetësim i qytetarëve. Është turp që e diskutojmë në vitin 2026. Ju lutemi, na ndihmoni. Nuk kalojmë dot as këmbësor dhe as makinat që kalojnë do bëhen sikur kanë kaluar në shkretëtira”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit