Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari, Sotir Shabani, është konstatuar pa shenja jete nga oficeri i shërbimit gjatë ndërrimit të turneve, pasi nuk po reagonte.
Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili pas verifikimeve ka konfirmuar vdekjen e 60-vjeçarit. Shabani ishte nën trajtim mjekësor të detyruar gjatë qëndrimit në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Ai ndodhej në burg që prej 27 nëntorit 2021, i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Për rastin janë kryer procedurat përkatëse dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, SHKBB-ja, Komisariati i Policisë Lezhë dhe prokurori i gatshëm për vijimin e hetimeve.