Operacion kundër ISIS në Turqi, 7 policë përfundojnë në spital

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.12.2025, 09:02

Shtatë efektivë policie mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në provincën Yalova, në veriperëndim të Turqisë, gjatë një operacioni kundër personave të dyshuar si militantë të Shtetit Islamik (ISIS). Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi shtetëror TRT Haber.

Sipas raportimeve, gjatë bastisjes në një banesë, të dyshuarit refuzuan të dorëzoheshin dhe hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë, duke shkaktuar një përplasje të armatosur. Si pasojë, disa efektivë u plagosën dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit.

Operacioni policor vijon ende, me përforcime nga njësitë speciale të ardhura nga Bursa dhe masa të shtuara sigurie në zonën përreth. Autoritetet bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e oficerëve të plagosur është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit