Qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë të pijshëm edhe ditën e katërt radhazi.
Shkak për këtë situatë është bërë një avari në linjën kryesore të transmetimit, e cila ka sjellë ndërprerjen totale të furnizimit për banorët dhe subjektet private.
Përballë mungesës së ujit, qytetarët janë detyruar të sigurojnë ujë të ambalazhuar për nevojat e përditshme, ndërsa një pjesë e tyre po furnizohet nga burime natyrore, kryesisht në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”.