“Duam ujë! Poshtë qeveria”, vlonjatët futen brenda Teatrit, i prishin festën Bashkisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2025, 19:54

Pas disa ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm, qindra qytetarë të Vlorës janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme, duke u grumbulluar para Teatrit “Petro Marko”, aty ku Bashkia e Vlorës kishte organizuar një mbrëmje festive gala me rastin e festave të fundvitit.

Të revoltuar nga situata dhe mungesa e zgjidhjes, protestuesit kanë hapur portat e teatrit dhe janë futur brenda sallës, duke e ndërprerë aktivitetin e bashkisë. Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të forta si “Duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”, ndërsa qytetarët kërkonin që kryetari i bashkisë të dilte dhe t’i takonte.

Salla e teatrit është pushtuar nga protestuesit, të cilët shprehën hapur indinjatën për faktin se, sipas tyre, ndërkohë që qyteti vuan mungesën e ujit, bashkia organizon festa luksoze.

Protesta vjen në një moment të ndjeshëm për qytetin e Vlorës, ku mungesa e ujit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët, të cilët kërkojnë zgjidhje konkrete dhe jo justifikime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit