Vuan nga demenca, zhduket një tjetër i moshuar në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2025, 18:31

PËRDITËSIM: Një lajm i mirë vjen nga familja e 76-vjeçarit që u zhduk ditën e sotme. Pas thirrjes për ndihmë të publikuar pak më parë në JOQ Albania, bëjmë me dije se i moshuari, i cili ishte humbur mesditën e sotme në zonën e qendrës në Tiranë, është gjetur shëndoshë e mirë.

Familjarët konfirmojnë se falë angazhimit të qytetarëve dhe përhapjes së shpejtë të informacionit, 76-vjeçari është lokalizuar dhe tashmë është kthyer pranë tyre.

Familja Stermasi dhe redaksia e JOQ Albania falënderojnë përzemërsisht të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e të moshuarit dhe kthimin e tij të sigurt në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit