Dy vëllezër korçarë përleshen fizikisht me njëri-tjetrin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.12.2025, 15:04

Një konflikt familjar në Korçë ka degraduar në përplasje fizike mes dy vëllezërve. Sipas policisë, S. Z., 58 vjeç, dhe V. Z., 65 vjeç, janë konfliktuar për arsye ende të paqarta dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Raportohet se në sherr është përfshirë edhe bashkëshortja e V. Z., e cila është dhunuar dhe më pas është pajisur me urdhër mbrojtjeje për sigurinë e saj.

Policia arrestoi dy vëllezërit në flagrancë dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit