Një debat i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes një vajze që ishte duke udhëtuar drejt aeroportit të Rinasit me një taksi, dhe një shoferi që ishte futur kudravajtje në një nga rrugët e Astirit.
Vajza thotë se ishte me vonesë për të kapur avionin, dhe i kërkoi taksistit të nxitonte. Por ajo që e vonoi akoma më shumë ishte një shofer që po udhëtonte kundravajtje.
Kjo gjë e acaroi të renë, e cila nxori telefonin dhe filloi të filmonte të gjithë skenën. Kush shoferi që pretendohet se ishte në shkelje pa telefonin, zbriti nga makina e tij dhe u afrua te taksia për të kërkuar llogari se “përse po e fotografonin”.
Vajza e nxehur i përgjigjet se “është duke i bërë video, pasi ishte kundravajtje dhe ajo po bëhej vonë për në aeroport”. Burri i thotë se nëse është vonë, duhet të nisej më shpejt.
Në mesazhin dërguar për redaksinë tonë, vajza shkruan: “Përshëndetje JOQ! Mirë që janë kundravajtje po të bëjnë dhe presion. Çfarë bëhet në Astir, nuk pyet njëri për rregullore edhe nëse ndodh aksident nuk mbajnë përgjegjësi. Ju lutem postojeni Jemi kthyer mbrapsht edhe pse kemi qenë në rregull me rregulloren.”
Ky rast kërkon vëmendjen e duhur nga Policia Rrugore, e cila duhet të ndërhyjë për të normalizuar lëvizjen e automjeteve.