Spalletti pagëzon Zhegrovën me pseudonimin ‘Zeppetta’, sulmuesi dardan falënderon trajnerin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.12.2025, 13:25

Askush nuk e kishte identifikuar më herët cilësinë që e bën Edon Zhegrovën kaq të veçantë në futbollin botëror: mënyrën e tij unike të kontaktit me topin. Pikërisht këtë detaj e vuri re trajneri Spalletti në momentin kur mori drejtimin e Zonjës së Vjetër.

‘Kam lindur me këtë cilësi-tha Zhegrova pas ndeshjes me Pisa, me futbollistin që bëri diferencën në fushë duke ndryshuar totalisht sfidën-trajneri e quajti gjuajtjen time me top ‘zeppetta’? E falenderoj që i gjeti një emër’.

Spalletti e ka konsideruar gjithmonë Zhegrovën si një lojtar vendimtar. Me mbërritjen e tij në Torino, u desh që ngarkesa e punës së futbollistit të përshtatej sipas rekomandimeve mjekësore, për shkak të një periudhe të gjatë mungese nga fushat për arsye dëmtimi. Megjithatë, situata erdhi gradualisht duke u përmirësuar. Ndërkohë, vetë Zhegrova ka shpjeguar mënyrën se si Spalletti po punon për ta zhvilluar më tej lojën e tij.

‘Spalletti po punon që të më përmirësojë edhe ne aspektin mbrojtës që në të vërtetë më kërkohej edhe më parë dhe e di që është e rëndësishme në futbollin modern-tha Zhegrova-kam qenë jashtë fushave të lojës për shumë kohë, por tani po jap kontributin tim duke vënë në dispozicion të skuadrës të gjitha cilësitë që kam. Për ne është e rëndësishmë që të qëndrojmë kompaktë’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit