PAMJE NGA QIELLI: Tirana “zhduket” nën pushtetin e smogut!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.12.2025, 13:17

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një foto shqetësuese të realizuar dje në mëngjes nga dritarja e avionit. Ndërsa lartësia ofron një pamje spektakolare, ajo që bie në sy poshtë reve është një "vello" e dendur hiri që ka mbuluar kryeqytetin.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Kjo ishte pamja e Tiranës dje në mëngjes nga avioni!"

Në foto dallohet qartë se si smogu dhe ndotja kanë krijuar një shtresë të trashë mbi ndërtesa, duke e bërë Tiranën thuajse të padukshme. Edhe pse nga toka shpesh na duket si thjesht lagështi apo mjegull, nga lartësia e avionit e vërteta është krejt tjetër: një alarm për mushkëritë tona.

Ndërkohë që flitet për investime dhe pyllëzime, kjo pamje tregon realitetin e hidhur të cilësisë së ajrit me të cilin zgjohen çdo ditë mijëra qytetarë.

Po ju si mendoni, a është Tirana sot një nga qytetet më të ndotura në rajon?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit