Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni në Elbasan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.12.2025, 12:52

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur një ditë më parë në qarkun e Elbasanit ka përfunduar me humbje jete. Një 37-vjeçar, i cili u përfshi në përplasjen mes një kamioni dhe një motomjeti në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Ngjarja ndodhi kur kamioni, me drejtues shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, përplasi motomjetin që drejtohej nga shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e kamionit, ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit