Problemet me energji elektrike, KEK-u i jep disa arsyetime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2025, 13:25

Gjatë ditës së sotme, kur edhe po mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në disa qendra të votimit janë raportuar për probleme me energji elektrike.

Lidhur me këtë, Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë disa arsyetime.

KEK, ka bërë të ditur se që nga data 19 dhjetor 2025 ka rritur angazhimin operacional në nivel maksimal, duke operuar me pesë njësi gjeneruese dhe duke prodhuar rreth 20,640 MWh energji elektrike në ditë.

Sipas Korporatës Energjetike, të gjitha kapacitetet e disponueshme prodhuese janë vënë në funksion për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji, veçanërisht në kushtet e temperaturave të ulëta dhe rritjes së konsumit.

Kjo ndërmarrje, ka theksuar se pavarësisht moshës së avancuar të stabilimenteve, përmes angazhimit të stafit teknik dhe menaxhmentit, është bërë e mundur operimi paralel i pesë njësive, gjithmonë duke respektuar standardet e sigurisë dhe stabilitetit operacional.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit