Ndërsa vëmendja publike është përqendruar te problemet e furnizimit me ujë në Vlorë, një tjetër zonë po përjeton një situatë alarmante dhe pothuajse të injoruar: Cërriku. Prej katër ditësh, sipas banorëve të zonës, nga çezmat nuk ka dalë asnjë pikë ujë të pijshëm, duke e bërë jetën e përditshme të pamundur për dhjetëra familje.
Qytetarët shprehen të revoltuar dhe të braktisur, ndërsa sytë drejtohen nga kryebashkiaku Florenc Doka, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë sqarim publik dhe as nuk ka ofruar një zgjidhje konkrete për këtë krizë bazike. Uji nuk është luks, por një e drejtë themelore, dhe mungesa e tij për ditë të tëra tregon dështim serioz të menaxhimit vendor.
Sipas banorëve, ndërkohë që ata përballen me mungesë higjiene, vështirësi për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët, kryebashkiaku duket i shkëputur nga realiteti i qytetit që drejton. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë, por e fortë: a e di kryebashkiaku se çfarë po ndodh në Cërrik, apo ka zgjedhur ta injorojë këtë situatë?