Vlonjatët detyrohen të mbushin ujë në det

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.12.2025, 12:18

Situata e mungesës së ujit të pijshëm në Vlorë vijon të përkeqësohet. Prej katër ditësh, qyteti është pa furnizim normal me ujë, ndërsa në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur mesazhe të shumta nga qytetarë të revoltuar, të cilët e cilësojnë gjendjen si alarmante dhe të papranueshme.

Sipas një denoncimi, familjet janë detyruar të kthehen në kushte primitive jetese. “Po hamë në pjata plastike dhe po lahemi me sapllakë si para 40 vitesh, sepse nuk ka ujë për asgjë. Në prag festash po e lënë qytetin pa ujin më minimal”, shkruan qytetari. Ai thekson se mungesa e ujit ka paralizuar jetën e përditshme dhe se nuk ka asnjë informacion apo afat nga institucionet përgjegjëse.

Një tjetër mesazh i ardhur në redaksi e përshkruan situatën edhe më rëndë: “Po mbushin ujë në det vlonjatët. Edhe tek Rrapi e ka zënë ‘kuçedra’, nuk ka ujë. Turp”. Sipas qytetarëve, pamjet e banorëve që përpiqen të sigurojnë ujë në çdo mënyrë janë bërë tashmë të zakonshme.

Në mesazhet e tyre, qytetarët shprehin indinjatë jo vetëm ndaj institucioneve lokale dhe qendrore, por edhe ndaj mungesës së reagimit qytetar. “Faj nuk kanë vetëm qeveritarët, por edhe populli vlonjat që e pranon këtë tallje dhe rri në kafe duke pritur të vijë uji, në vend që të protestojë para bashkisë”, thuhet më tej.

Sipas denoncuesve, shumë zyrtarë ndodhen jashtë vendit për pushime, ndërkohë që qyteti përballet me një problem jetik. “Zamet të kthehen nga festat dhe ta shikojnë këtë problem real që kemi”, shprehet një qytetar, duke e cilësuar situatën si turpëruese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit