Më 9 dhjetor, JOQ Albania publikoi apelin e familjarëve të Çinarit, një djalë 6-vjeçar nga Prizreni, i cili prej kohësh përballej me një problem serioz shëndetësor në dorë. Gishtit tregues i ishte rritur më shpejt se të tjerët, gjë që i shkaktonte dhimbje të forta dhe të vazhdueshme.
Për ndërhyrjen kirurgjikale të Çinarit nevojiteshin 15 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen e tij, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. Pas publikimit të rastit, shumë qytetarë u solidarizuan dhe kontribuuan me donacione nga mundësitë e tyre. Mes atyre që dhuruan ishte dhe fondacioni "Golden Eagel", të cilët dhuruan menjëherç 5000 euro duke siguruar kështu një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të trajtimit urgjent.
Sot vjen lajmi i mirë, falë ndihmës së qytetarëve, Çinari e ka kryer me sukses operacionin në Turqi. “Faleminderit nga zemra për të gjithë ju, Çinari e kreu operimin në Turqi”, shkruajnë familjarët e tij.
Ky rast është një dëshmi e qartë se solidariteti dhe bashkimi i njerëzve mund të sjellin ndryshime të mëdha dhe shpresë aty ku duket se nuk ka më zgjidhje.