10–12 mijë lekë kilogrami, edhe këtë vit gjeli dhe pula e detit luks për shqiptarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.12.2025, 12:12

Në prag të festave të fundvitit, çmimi i gjelit të detit mbetet pengesa kryesore për shumë familje shqiptare. Aktualisht, ai shitet mesatarisht 10–12 mijë lekë të vjetra për kilogram, çmim që e çon koston totale të një gjeli në 70 deri në 100 mijë lekë të vjetra, në varësi të peshës. Për një familje me të ardhura modeste, kjo shumë është e vështirë të përballohet vetëm për një produkt ushqimor festiv.

Me rroga të ulëta dhe pensione minimale, shumë familje po detyrohen të kërkojnë alternativa për tryezën e fundvitit. Një pjesë zgjedhin pula më të vogla, që kushtojnë më pak, ose blejnë sasi më të vogla mishi në vend të një gjeli të plotë. Të tjerë orientohen drejt produkteve më të lira të importuara, pavarësisht cilësisë më të ulët krahasuar me prodhimin vendas.

Në këto kushte, sigurimi i gjelit të detit për festat po bëhet gjithnjë e më shumë një sakrificë financiare, ku familjet planifikojnë shpenzimet muaj më parë ose heqin dorë nga produkte të tjera bazë. Çmimi mbetet faktori vendimtar, duke e kthyer traditën e gjelit të detit në një luks për një pjesë të madhe të shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit