Vlonjatët pa ujë: Po qelbemi, shteti të marrë masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.12.2025, 11:21

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar për mungesën e ujit që vijon prej tre ditësh, duke shprehur shqetësimin e tyre për higjienën dhe shëndetin. Banorët paralajmërojnë se situata mund të shkaktojë probleme serioze, pasi dhjetëra shtëpi nuk kanë ujë të pijshëm dhe nuk mund të kryejnë nevojat bazë të jetës.

Një banor për News 24 shprehu pakënaqësinë e tij, duke treguar gjendjen dramatike: “Rast shumë emergjent dhe shqetësues. Vlora ka 3 ditë pa ujë. U qelbëm, jemi në prag epidemie, është bërë m*ti mullar. Nuk e dimë cfarë problem ka, po dh**sin njerëzit poshtë pallateve.”

Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni shpërtheu gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë, ndërkohë që media raporton se qyteti mund të mbetet pa ujë edhe për disa ditë të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit