Në Shqipëri, ndërsa eksponentë të lidhur me qeverinë socialiste, përfshirë figura kyçe të pushtetit si Belinda Balluku dhe shteti online AKSHI, përballen me akuza për shpërdorim detyre, afera dhe keqmenaxhim fondesh publike, reagimi qytetar mbetet i vakët.
Ekonomia mbetet e dobët, çmimet rriten, ndërsa sigurimi i një banese kërkon dekada pune dhe sakrifice.
Varfëria në vend është e dukshme në qytete dhe fshatra, por protestat janë të rralla dhe të paorganizuara. Protesta sot është shndërruar në vegël politike ku njerëzit dalin vetëm kur i thërret partia që mbron karriget e përfaqësuesve dhe jo xhepat e qytetarëve.
Pse shqiptarët nuk e ngrenë zërin për paratë e tyre dhe për standardet e jetesës që përkeqësohen çdo ditë?
A është lodhje, frikë apo thjesht mungesë besimi se diçka mund të ndryshojë?
Apo jemi mësuar që skandalet të kalojnë si tituj lajmesh dhe të harrohen shpejt?
Si shpjegohet ky kontrast mes realitetit të vështirë dhe heshtjes publike?
Në një kohë ku PS ka shtrirë tentakulat fuqishëm dhe opozita bën sikur lufton me dy molotovë, ne si popull duhet të veprojmë pa logo e flamuj politikë.
Mos harroni, një popull që fle, vdes...