Rama merr në mbrojtje Mirlindën e AKSHI-t: Udhëhoqi vizionin tim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.12.2025, 10:03

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel në lidhje me skandalin e AKSHI-t dhe hetimin e nisur nga SPAK për tenderat e dhëna. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama doli në mbrojtje të Mirlinda Karçanajt, duke theksuar rolin e saj në zbatimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të administratës përgjatë 12 viteve.

Ashtu si në raste të mëparshme, kryeministri shprehu kritika ndaj drejtësisë, duke e cilësuar masën e sigurisë të vendosur ndaj Karçanajt si të tepruar. Rama theksoi se e vërteta duhet të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga debati politik apo mediatik, ndërsa vlerësoi kontributin e AKSHI-t në përparimin e Shqipërisë në fushën e shërbimeve digjitale.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jetësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”,- u shpreh Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit