U fut me të kuqe, përplasen dy makina te kryqëzimi i ish-sheshit Shqiponja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.12.2025, 09:23

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele te ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në një nga kryqëzimet më të frekuentuara të zonës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një manovër e gabuar e njërit prej mjeteve, i cili ka hyrë në kryqëzim duke shkelur semaforin. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te kalimtarët.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm për disa minuta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe normalizimin e qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit