Nga jahti te 6 zerot/ 11 ëndrrat e Beqirit për vitin 2023, sot nën lupën e SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.12.2025, 08:20

Në fillim të vitit 2023, biznesmeni Ermal Beqiri publikoi në rrjetet sociale një tabelë me titull “Goals 2023”, ku rendiste 11 ëndrrat e tij dhe “Soft & Solution”, personale dhe profesionale. Mes tyre ishin synimi për të “kapur 6 zerot” në të ardhura, rritja profesionale, hapja e bizneseve të reja, blerja e një makine automatike dhe, jo më pak, blerja e një jahti luksoz. Në atë kohë, postimi u paraqit si një mesazh motivues për stafin e kompanisë së tij “Soft & Solution”.

Përgjatë këtyre dy viteve shumë prej këtyre objektivave rezultojnë të jenë realizuar. “Soft & Solution” dhe kompani të lidhura me të fituan dhjetëra kontrata publike në një kohë të shkurtër, duke e çuar biznesin në nivele të larta financiare. Paralelisht, sipas verifikimeve të mëvonshme, në rrethin e ngushtë të Beqirit shfaqen pasuri luksoze, përfshirë edhe një jaht me vlerë rreth 950 mijë dollarë, një objektiv që ishte shkruar qartë në listën e ëndrrave të 2023-shit.

Sot, pikërisht këto “ëndrra të realizuara” janë kthyer në objekt hetimi nga SPAK. Prokuroria e Posaçme dyshon për manipulime dhe shkelje ligjore në prokurime publike, ndërsa oficerët e BKH kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”. Beqiri dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me sipërmarrës të tjerë të sektorit, mes tyre edhe Ergys Agasi, duke ngritur dyshime se suksesi i vitit 2023 nuk ka qenë thjesht rezultat i punës, por i një skeme që sot po hetohet nga drejtësia.

11 objektivat e 2023 të Beqirit

Do kapim 6-zerot. G.M

Do blej makinë automatike. S.B

Do shikoj Milanin në San Siro.X2

Do përmirësoj veten profesionalisht

Do ndërtoj PC të ri.

Do rritem P.S.I

Do bëhem ambassador i kompanisë M.S

Do hap një biznes timin! M.S

Rritje profesionale

Do blejë një Jacht!!!

Të mos më bëjë më video IRTICMA:P

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit