Qafë Plloçë/ Makina përplas biçikletën, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.12.2025, 18:32

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen kësaj të shtune në aksin Qafë Plloçë–Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i dëmtuari dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit, rrethanë që mund të ketë ndikuar në ndodhjen e aksidentit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit