Emocione pa fund në Anfield, fëmijët e Diogo Jotës nderojnë kujtimin e tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.12.2025, 17:54

Edhe kangjellat rrethuese të stadiumit Anfield dukeshin sikur u rrëzuan simbolikisht, në momentin kur dy fëmijët e të ndjerit Diogo Jota zbritën në fushë krah për krah me lojtarët e të dy skuadrave.

Kanë kaluar disa muaj nga tragjedia që i mori jetën Diogo Jotës në një aksident automobilistik në Spanjë, ku humbi jetën edhe vëllai i tij, André Silva. Të shtunën, Liverpool dhe Wolves u përballën në Premier League, në një ndeshje të mbushur me emocione të forta për të dy klubet. Në një gjest thellësisht simbolik dhe prekës, dy djemtë e Diogo Jotës hynë në fushë duke mbajtur maskotat e ekipeve, si një homazh për sulmuesin e ndjerë portugez.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokitjet zgjatën për disa çaste, ndërsa në tribuna u shpalos një banderolë me portretin e Jotës, duke përkujtuar kontributin dhe trashëgiminë e tij të paharrueshme për të dyja skuadrat.

E pranishme në fushë ishte edhe bashkëshortja e tij, Rute Cardoso, e cila u përfshi nga emocione të forta. Në minutën e 20-të të takimit, i gjithë stadiumi u ngrit sërish në këmbë për një duartrokitje të gjatë, në nder të numrit 20 — fanellës që Diogo Jota mbajti gjatë gjithë karrierës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit