Në lumin Starovë, në zonën e Volorekës, Pogradec po ndodh një ndotje e rëndë mjedisore.
Në këtë lumë janë derdhur mbetje nga gjaku i bagëtive të prera dhe aktualisht, lumi nuk ka më ujë të pastër, por është i mbushur me gjak dhe papastërti.
Banorët e zonës thonë se ky është një problem shumë shqetësues, pasi lumi Starovë ka derdhje direkte në Liqenin e Pogradecit, duke rrezikuar seriozisht ndotjen e tij. Ata shprehen se situata paraqet rrezik të lartë për përhapjen e infeksioneve, ndotjen e mjedisit dhe cenimin e shëndetit të banorëve dhe gjallesave.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për të ndaluar këtë ndotje, për të identifikuar përgjegjësit dhe për të marrë masa urgjente për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.