Tjetër aksident zinxhir, 4 makina përplasen njëra pas tjetrës në autostradë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.12.2025, 15:16

Një tjetër aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

4 makina janë përplasur njëra pas tjetrës te mbikalimi i Fllakës duke shkaktuar trafik kilometrik në të gjithë aksin.

Për momentin raportohet vetëm për dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidente të tilla, që sa vijnë e shtohen në këto ditë të ngarkuara fundviti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit