Kristjan Asllani po tregon se është duke kaluar një periudhë rikuperimi me ritme të larta te Torino, skuadra ku u huazua nga Interi gjatë verës me një opsion blerjeje prej 14 milionë eurosh.
Mesfushori shqiptar ka fituar jo vetëm minutat në fushë, por edhe besimin e trajnerit, duke u bërë një nga lojtarët kyç të mesfushës granata. Deri tani, Asllani ka regjistruar 15 paraqitje në Serie A dhe Kupën e Italisë, duke ofruar stabilitet dhe saktësi në pasime, edhe pse ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.
Performancat e tij të qëndrueshme e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa Interi do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij gjatë verës, ku skenari më i mundshëm duket të jetë një shitje e mesfushorit shqiptar.
Përveç Asllanit, Interi ka huazuar edhe lojtarë të tjerë si Pavard, Franco, Valentin Carboni, Akinsanmiro dhe Sebastiano Esposito, me disa që kanë surprizuar, disa që kanë zhgënjyer dhe disa që po rikthehen në formë të mirë.