Digjen dhjetëra autobusë në sektorin Rinia në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.12.2025, 14:09

Një numër i lartë autobusësh janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në sektorin Rinia. Siç shihet edhe në pamjet, mjetet e transportit janë të parkuara shumë pranë njëri-tjetrit, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit nga një autobus te tjetri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Operacioni është zhvilluar me vështirësi për shkak të terrenit kënetor, që ka penguar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe ndërhyrjen e shpejtë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv që ka shkrumbuar disa prej autobusëve. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale, ndërsa mbetet e paqartë edhe se kujt i përkasin këto mjete transporti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit