Gazetarja turke: Dhurata e Erdoganit për Ramën, halli i mbetet popullit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.12.2025, 12:16

Gazetarja turke Damla Doğan Tuncel, në një analizë kritike të botuar në KORKUSUZ, vë në pikëpyetje prioritetet ekonomike dhe politike të Turqisë, duke theksuar kontrastin mes mungesës së burimeve për qytetarët dhe bujarisë shtetërore në politikën e jashtme. Ajo përmend dhurimin e një avioni të Turkish Airlines për Shqipërinë, me vendim të presidentit Erdoğan, si shembull simbolik i një politike ku fondet “gjenden” për jashtë, ndërsa pensionistët, punëtorët me pagë minimale dhe studentët përballen me varfëri dhe borxhe në rritje.

Sipas autores, këto gjeste diplomatike nuk janë thjesht akte miqësie, por dërgojnë një mesazh problematik për shoqërinë turke, durim dhe sakrificë brenda vendit, ndërsa shteti shfaq bujari jashtë tij. Tuncel thekson se, në kushtet e inflacionit të lartë, interesave marramendëse dhe barrës financiare të skemave ekonomike të diskutueshme, qeveria ka detyrimin të shpjegojë qartë pse dhe për kë gjenden burimet. Përndryshe, sipas saj, kostoja reale e këtyre vendimeve bie mbi qytetarët.

Në pjesën e dytë të shkrimit, gazetarja ndalet te një ngjarje në Ganë, ku mijëra njerëz u mashtruan nga një “profeci” për apokalipsin, duke treguar se frika mbetet një mjet i fuqishëm manipulimi. Ajo paralajmëron se, në mungesë të arsimit, sigurisë dhe mirëqenies, shoqëritë bëhen më të prekshme ndaj shfrytëzimit përmes frikës, qoftë fetare, politike apo ideologjike. Sipas Tuncel, apokalipsi mund të shtyhet, por shfrytëzimi vazhdon dhe ky është një problem global, jo vetëm i një vendi të vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit