Lagështirë dhe suva e rënë në zyrën e aplikimeve për pasaporta në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.12.2025, 11:14

Zyra e aplikimeve për pasaporta në qytetin e Shkodrës ndodhet në kushte të papërshtatshme për ofrimin e shërbimeve publike.

Pamjet e siguruara nga ambientet e brendshme tregojnë qartë mure të mbuluara nga lagështira dhe suva të rëna në tokë, çka dëshmon për mungesë mirëmbajtjeje dhe ndërhyrjeje prej kohësh.

Në këto ambiente, çdo ditë paraqiten dhjetëra qytetarë për të kryer procedurat e aplikimit për dokumente identifikimi, ndërkohë që kushtet infrastrukturore jo vetëm cenojnë imazhin e institucionit, por përbëjnë edhe rrezik për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Situata ngre pikëpyetje mbi përgjegjësinë e institucioneve vendore dhe qendrore për garantimin e standardeve minimale në shërbimet publike, si dhe për monitorimin e kushteve në objektet shtetërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit